Telegrafi

Mbappe: E rëndësishme është të luaj vazhdimisht

Getty Images

Sulmuesi i Monacos, Kylian Mbappe, ka folur rreth të ardhmes së tij, por nuk ka zbuluar ndonjë gjë konkrete.

Edhe pse për atë ka shfaqur interesim konkret Real Madridi duke shprehur gatishmëri të paguajë 100 milionë euro, për këtë nuk ka folur francezi.

“Unë do të bëjë një zgjedhje në bazë të karrierës sime sportive. Jam në një moshë kur të luaj është gjëja më e rëndësohem”.

“Nuk jam 35-36 vjeçar, moshë kur trupi duhet të menaxhohet në mënyrë të drejt. Duhet të mësoj ende, tash vjen koha e vështirë, konfirmimi”.

“Unë jam i vetmi që do të vendosi për të ardhmen time, e vetmja gjë e sigurt është se të ardhmen do e vendosi pa kushte”, ka thënë Mbappe.

Edhe Interi, Milani dhe Juventusi janë klubet që kanë shfaqur interesim për yllin francez. /Telegrafi/