Site icon Telegrafi

Mbappe e ka njoftuar Pochettinon se ai nuk do të rinovojë kontratën me PSG-në, Real Madridi në pritje

Kylian Mbappe thuhet se ka informuar trajnerin e Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, se ai nuk ka në plan të rinovojë marrëveshjen e tij aktuale e cila skadon verën e ardhshme, ndërsa Real Madridi po pret krahëhapur.

Pas kthimit të sulmuesit francez nga pushimet e tij, ai iu nënshtrua ekzaminimeve të tij mjekësore para takimit me trajnerin argjentinas, ku ai e bëri të ditur se qëndrimi i tij për të ardhmen nuk ka ndryshuar.

Megjithatë, Mbappe e bëri të qartë se ai nuk do të detyrojë një largim për shkak të respektit të tij për klubin, por nuk ka plane për të qëndruar në Paris përtej verës së vitit 2022.

Lexo po ashtu Mbappe i bashkohet PSG-së në stërvitje, por nuk ka qëllim të rinovojë kontratën

Pochettino është i njohur për mbajtjen e marrëdhënieve të shkëlqyera me të gjithë lojtarët e tij, siç u pa veçanërisht në Tottenham, me Dele Alli, Christian Eriksen dhe Harry Kane.

Mbappe është kthyer në stërvitje, por edhe përkundër faktit se pronarët e Katarit i kanë dhënë gjithçka nga pikëpamja financiare, qëllimi i tij është që të bashkohet me një klub të madh evropian për të garuar për trofeun e Ligës së Kampionëve.

Real Madridi duke pritur krahëhapur

Real Madridi është ende duke pritur për atë moment ideal për të filluar negociatat me lojtarin, ashtu si bënë me mbrojtësin austriak, David Alaba.

Lexo po ashtu Situata e Mbappes te PSG dhe interesimi i Real Madridit

Florentino Perez mban një marrëdhënie të fortë me Nasser Al-Khelaifi dhe nuk dëshiron të prishë ato lidhje.

Presidenti i Real Madridit e di se situata aktualisht është në favor të tij, dhe do të zgjedhë kohën e duhur për të bërë lëvizjen e tij për yllin francez. /Telegrafi/

Exit mobile version