Kylian Mbappe nuk do të transferohet te Real Madridi, së paku gjatë vitit 2020.
Sulmuesi francez pritet të zgjasë kontratën me Paris Saint Germain deri në vitin 2025 dhe Reali duket se është dorëzuar nga ky objektiv.
Kampioni i botës me Francën ka qenë dëshira kryesore e trajnerit Zinedine Zidane, por largimi i tij nga PSG duket i pamundur.
Marca ka raportuar se Zinedine Zidane është pajtuar me faktin se nuk do ta ketë Mbappen në skuadër dhe ka kërkuar transferimin e një tjetër top lojtari.
Fjala është për sensacionin anglez Jadon Sancho, i cili është njëri nga lojtarët më të shtrenjtë në botë.
20-vjeçari ka shënuar 17 gola dhe ka bërë 19 asistime në 35 ndeshje zyrtare këtë edicion me Borussia Dortmundin.
Zidane e sheh Sanchon si zëvendësuesin perfekt për uellsianin Gareth Bale që do të largohet në verë.
Borussia Dortmund e vlerëson 130 milionë euro yllin e tyre, por Reali ka disa lojtarë që mund t’i përfshijë në marrëveshje e që pëlqehen nga gjiganti gjerman.
Brahim Diaz, Achraf Hakimi, Mariano Diaz e Luka Jovic janë lojtarët që pëlqehen nga BVB dhe klubi gjerman mund të kërkojë nga Reali ta përfshijë ndonjërin nga ta në ofertën për Sanchon.
Kujtojmë që reprezentuesi anglez kërkohet edhe nga skuadrat tjera të mëdha si Chelsea, Manchester United, Liverpool, PSG dhe Barcelona. /Telegrafi/