Site icon Telegrafi

Mbappe apo Yamal? Ish-presidenti i Barcelonës bëri zgjedhjen e tij

El Chirnguito TV bëri një pyetje me thumb për ish-presidentin e Barcelonës, Joan Gaspart.

“Unë jam Florentino Perez (presidenti i Real Madridit) dhe të them: ‘President Gaspart, unë do të të jap (Kylian) Mbappe dhe ti më jep Lamine Yamal. Çfarë do të thoshit?”, deklaroi fillimisht Joan.

Gasparti nuk hezitoi, përgjigja e tij ishte: “Jo. Jo kurrë. Një shkëmbim? Yamal nuk është as më mirë as më keq, ai është ndryshe”.

“Për disa, ai është më i mirë dhe për të tjerët, ai nuk është”, shtoi Gaspart.

Kandidati presidencial i Barçës, Toni Freixa shtoi: “Nëse më jepni zgjedhjen midis Yamal dhe Mbappe, unë do të marr Lamina sepse ai është i imi”.

Një marrëveshje e tillë shkëmbimi nuk do të ndodhë kurrë, por zgjedhja e Lamine mbi Kylian Mbappen është një zgjedhje e lehtë dhe e arsyeshme për të tashmen dhe të ardhmen.

Lamine është një reprezentues spanjoll në moshën 16-vjeçare me gola dhe asistime të mahnitshëm. Kjo do të thotë se pas 10 vitesh ai do të ishte ende në mesin e të 20-ave.

Ndërkohë, karriera e Mbappes në Evropë do të mbyllet në dekadën e ardhshme, pavarësisht se sa i mirë është ai tani. /Telegrafi/

Exit mobile version