Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, konfirmoi se Kylian Mbappe do të largohet nga ekipi që ai drejton, ndërsa Real Madridi do të jetë klubi i tij i ri me shumë gjasë.
Fabrizio Romano mandje zbuloi pagën vjetore rë Mbappes do të jetë në rangun e atyre lojtarëve të tjerë kryesorë të skuadrës, si Vinicius Junior dhe Jude Bellingham, e cila me bonuse të ndryshme shkon në rreth 24 milionë euro në vit.
Ylli i Real Madridit dhe Francës, Aurelien Tchouameni, ka qenë sot para mediave, ku fillimisht iu përgjigj pyetjes se cilin lojtar do të preferonte si shok skuadre te Los Blancos, pra kë vlerëson më shumë – Kylian Mbappen apo Erling Haalandin.
“Mbappe apo Haaland? Unë preferoj Mbappe. Haaland është një lojtar i madh, por unë preferoj Mbappe”, ka thënë i riu francez.
Në çerekfinale Real Madridi do të luajë ndaj kampionit aktual Manchester City, ku edhe për këtë përballje francezi dha mendimin e tij.
“Ne jemi Real Madridi, nuk mund t’i frikësohemi askujt. Ata na eliminuan vitin e kaluar dhe ne do të kërkojmë hakmarrje. Ne duam të tregojmë se kush është Real Madridi”.
“Nëse doni të jeni më i miri, duhet të mundni më të mirët. Ne do të luajmë ndeshje pas ndeshje për të ngritur trofeun në qershor”, ka thënë Tchouameni. /Telegrafi/