Ky është momenti kur një burrë vendosë ta ndihmojë policinë ruse që të arrestojnë burrin i cili mbante në dorë një thikë të madhe, dhe kërcënonte se do të kryej vetëvrasje.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në një rrugë të frekuentuar në qytetin rus Rostov-on-Don në provincën Rostov, transmeton Telegrafi.
Videoja e publikuar më poshtë, shfaq momentin kur burrë me thikë në dorë qëndron para policisë pasi kishte marrë peng një kalimtar rasti.
Por, policët arritën ta lirojnë pengun, pasi burri me thikë në dorë u frikësua kur ata gjuajtën me revole, por më pas ai ia drejtoi vetes thikën duke i kërcënuar se do të kryej vetëvrasje.
Ai për disa minuta ia mbajti vetes thikën në fyt derisa po qëndronte pranë një dyqani, dhe policët shihen duke u munduar ta qetësojnë.
Por, papritmas nga dyqani shfaqet një burrë me shkop në dorë i cili tinëzisht i afrohet dhe pasi ia kishte kthyer shpinën dhe nuk po e shihte, ai e shfrytëzoi rastin për ta goditur me shkop në kokë.
Dhe menjëherë ai u rrëzua në tokë, kohë kjo e mjaftueshme që të ndërhyjnë policia për ta arrestuar. /Telegrafi/