Site icon Telegrafi

Mbante pistoletë pa leje në banesë, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar një 29-vjeçar, të cilit iu gjet në banesë një pistoletë dhe municion.

“Në vijim të aksioneve të Policisë, kundër armëmbajtjes pa leje, të bazuara te kontrollet intensive dhe te puna e inteligjencës policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës finalizuan operacionin “Kalibri”. Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi H. K., 29 vjeç, banues në Durrës”, tha policia.

A2 CNN mësoi se në pranga ra Haki Koka. Nga kontrolli në banesën e tij, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që e mbante pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Exit mobile version