Shtatë peshkaqenë të “rërës” tani notojnë në ujërat e Akuariumit të New York-ut në Coney Island.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, strehimi i tyre tani është padyshim më i mjaftueshëm se shtëpia e tyre e dikurshme në pishinën e një banori nga New York-u.
Joshua Seguine 40-vjeçar, po përballet me një gjobë prej 5,000 dollarësh për posedim të paligjshëm me qëllim për t’i shitur shtatë peshkaqenë “rëre”, sipas një deklarate nga Prokurorja e Përgjithshme e shtetit, Letitia James.
Peshkaqenët e “rërës” janë specie të mbrojtura sipas ligjit të New York-ut, si dhe të paligjshme të zotërohen në shtet pa ndonjë licencë të veçantë.
Ai u dënua me lirim me kusht në Gjykatën e Drejtësisë në “Town of LaGrange: të New York-ut këtë javë, që do të thotë se u la i lirë pa burgim, por në varësi të kushteve të përcaktuara nga gjykata. /Telegrafi/