Site icon Telegrafi

Mbante armë zjarri pa leje me vete, arrestohet 35-vjeçari në Lezhë

Një 35-vjeçar në Lezhë është arrestuar pasi është kapur duke lëvizur me armë zjarri me vete.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi S. L., 35 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Mbajta pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Lezhë-Milot, ndërkohë që drejtonte automjetin tip “Audi”.

Blutë bëjnë me dije se të riut i është sekuestruar arma e zjarrit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Exit mobile version