Site icon Telegrafi

Mbani në mend, në karrierën tuaj ju uleni në ulësen e shoferit

Për sukses është me rëndësi t’i përshtateni ambientit të kompanisë, të keni mentor të mirë dhe të jeni të gatshëm për ndryshime të mundshme

Gjeneratat e vjetra kanë zgjedhur një rrugë në karrierë dhe i janë përmbajtur, ndërkaq sot njerëzit më shpesh i ndërrojnë punët, transmeton Telegrafi.

Merrni kontrollin mbi karrierën tuaj, sepse askush tjetër këtë nuk do ta bëjë në vend tuajin, është moto e Alexandre Cavoulacos dhe e Kathryn Minshew, autore të librit “The New Rulesof Work”.

– Mentori i mirë mund t’ju japë këshilla se si të zhvilloheni, mirëpo ju duhet patjetër të merrni timonin mbi avancimin dhe suksesin tuaj. Mbani në mend, ju jeni në ulësen e shoferit – theksojnë autoret dhe themelueset e faqes së internetit The Muse për kërkimin e punës dhe këshilla për sukses në karrierë.

– Për sukses në punë është me rëndësi që njerëzit vetë të marrin iniciativën në vend që të presin që t’u thuhet se çfarë të bëjnë. Një ndër shkathtësitë më të dëshiruara është përshtatshmëria. Është me rëndësi t’i përshtateni ambientit të kompanisë, të jeni fleksibil dhe të gatshëm për ndryshime.

Gjeneratat e vjetra kanë zgjedhur një rrugë në karrierë dhe i janë përmbajtur asaj, ndërkaq sot njerëzit shpesh ndërrojnë punët. Teknologjitë e reja kanë sjellë më shumë vëllim të punëve, por edhe informacione të shumta të cilat mund t’ju ndihmojnë që të perfeksiononi shkathtësitë tuaja.

Shfrytëzoni këtë përparësi – këshillojnë autoret dhe shtojnë edhe një gjë është e dëshirueshme, karakteristika e nënvlerësuar e punëtorit të mirë – sjellja e mirë.

Në The Muse vlerësohen njerëzit të cilët bashkëndjejnë dhe janë të kujdesshëm ndaj kolegëve të tyre, sepse kjo do të thotë që do të jenë të tillë edhe ndaj shfrytëzuesve, theksojnë autoret.

Për të ardhur lehtë deri te punët që i keni ëndërruar, theksojnë ato, është e rëndësishme që të kërkoni të gjitha informatat e mundshme lidhur me to, gjë që do t’jua lehtësojnë interneti dhe përvoja e të punësuarve. /Telegrafi/

Exit mobile version