Telegrafi

Mban koncertin e parë pas një pauze për shkak të COVID-19, Alban Skënderaj: Ishte një ndjesi disi e çuditshme

Alban Skënderaj

Ai është njëri ndër artistët më të preferuar të publikut shqiptar dhe këtë tashmë e ka dëshmuar.

Bëhet fjalë për këngëtarin nga Shqipëria, Alban Skënderaj, i cili si shumë prej yjeve të tjerë të skenës me lehtësimin e masave është rikthyer me mbrëmje e koncerte.

Meqenëse bëri një pauzë të gjatë, në një nga postimet e fundit pas koncertit të parë të mbajtur në Durrës thekson se ishte një ndjesi e çuditshme.

“Nuk kishte ndodhur të bëja një shkëputje kaq të gjatë nga skena dhe mbrëmë ishte një ndjesi disi e çuditshme por mu deshën shumë pak minuta të rigjeja sërish vetveten. Kjo edhe falë jush që erdhet dhe përcolët një super energji”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Kënduam dhe shumë e shumë këngë të tjera me momente speicale por Olti Kazaferi edhe kaq dhe bëri shumë se me një dorë luan e me tjetër filmon, se menaxhimin e bën pa duar”, ka thënë ai.

Artistëve ndryshe iu ndaluan aktivitetet për më shumë se një vit për shkak të situatës së krijuar me COVID-19. /Telegrafi/