Site icon Telegrafi

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Durrës mbrëmjen e të martës, ku 40-vjeçari Aleks Marku, mbajti peng fëmijët në një banesë te “Shkëmbi i Kavajës” dhe ku qëlloi disa herë me kallashnikov në ajër nga dritarja.

Për kamerën e Euronews Albania, një banor i lagjes tha se 40-vjeçari kishte pak kohë që po jetonte me fëmijët në atë zonë.

Ai tha se Marku ishte i divorcuar nga gruaja dhe ishte përdorues i lëndëve narkotike. Sipas banorit të lagjes, 40-vjeçari i kishte dhunuar dhe herë të tjera fëmijët.

Lexo po ashtu Detaje nga ngjarja e rëndë në Durrës, 40-vjeçari i armatosur nën efektin e drogës, gruaja me urdhër mbrojtje

“Në orën 1 e gjysmë të natës, ka lënë kalamanin jashtë dhe ka gjuajtur me armë. Ka kaluar plumbi, ka shkuar te hoteli i Qemalit këtu afër. Për fat të mirë u kap nga policia. Ishte i droguar e kam parë më përpara. Punë ditësh që ka qenë këtu. Ka qenë i ndarë me nusen dhe i rrihte fëmijët, i torturonte fëmijët. Ishte agresiv, gjuajti disa herë me kallash brenda në shtëpi. E dëgjuan banorët këtu që kanë ndejt pa gjumë gjithë natës”, tha banori i lagjes.

Pas negociatave me forcat RENEA, Marku ka hedhur armën dhe është dorëzuar për t’u arrestuar më pas nga policia. /Telegrafi/

 

Exit mobile version