Telegrafi

Mbajtën të fshehtë fëmijën e dytë, Jessica Biel dhe Justin Timberlake dëshirojnë që fëmijët e tyre të mos ndikohen nga fama

Justin Timberlake është një nga yjet më të admiruar në të gjithë botën, por ai është gjithashtu një baba i dy fëmijëve.

Tani, këngëtari i “Suit&Tie” ka folur haptazi për jetën e tij publike dhe atë personale – veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët e tij.

Duke u shfaqur në Armchair Expert të Dax Shepard , Jessica dhe Justin diskutuan jetën e tyre në qendër të vëmendjes, e po ashtu edhe atë jashtë kamerave.

Justin Timberlake dhe Jessica Biel (Foto: Getty Images)

Gjatë emisionit, Timberlake tregoi se ai dhe gruaja e tij, Jessica Biel, mbrojnë fëmijët nga vëmendja e publikut dhe përpiqen t’u japin atyre një jetë normale.

Lexo po ashtu Justin Timberlake konfirmoi se është bërë baba për herë të dytë

“Unë përpiqem të jem i vetëdijshëm për t’u siguruar që mund të bëjmë një jetë ku nuk jemi çuditërisht privatë, por jemi të vetëdijshëm për t’u siguruar që ata mund të jenë fëmijë për aq kohë sa të jetë e mundur dhe të mos kenë peshën e dikujt tjetër që i trajton ndryshe për shkak të diçkaje që bëjnë prindërit e tyre”, Timberlake, 39 vjeç.

Justin Timberlake dhe Jessica Biel (Foto: Getty Images)

Justin dhe Biel, 38 vjeçe, janë prindër të djalit Silas, 5 vjeç, dhe verën e vitit të kaluar mirëpritën djalin Phineas, pa ndonjë paralajmërim në media.

Çifti thuhet se e mbajtën të fshehtë shtatzëninë gjatë pandemisë sepse ata kaluan shumicën e kohës në Montana me djalin Silas.