Telegrafi

Mbajeni mend këtë emër – fenomeni i ri spanjoll në tenis, Carlos Alcaraz mposht Nadalin dhe pastaj edhe Djokovicin për të shkuar në finale

Fenomeni i ri spanjoll në tenis, Carlos Alcaraz ka kaluar në finalen të Mastersit që po mbahet në Madrid pasi mposhti tenistin Novak Djokovic 2-1 në sete në një ndeshje epike që zgjati mbi tre orë e gjysmë lojë, (6:7, 7:5, 7:6).

Alcaraz hyn në histori si tenisti i parë që mundi Rafael Nadalin dhe Novak Djokovicin në rërë radhazi njëri pas tjetrit, duke konfirmuar kështu vetën se është i destinuar për gjëra të mëdha në të ardhmen.

Në çerekfinale Alcaraz mposhti Nadalin 2-1 me sete.

Gjysmëfinalja ishte një ndeshje që do të mbahet mend , sepse çdo pikë ishte praktikisht spektakolare dhe publiku kënaqej me tenisin që u zhvillua.

Pasi dy setet e para u mbyllën 1-1, Alcaraz u fut me më shumë energji në setin e tretë vendimtar dhe u duk se Novak nuk kishte fuqi për t’i rezistuar.

Ishte tie-breaker që vendosi, në të cilin spanjolli i ri gjithsesi arriti të thyejë rezistencën e tenistit serb me rezultat 7-5 dhe fitoi një vend në finalen e madhe.

Në gjysmëfinalen e dytë do të garojnë greku Stefanos Tsitsipas dhe gjermani Alexander Zverev. /Telegrafi/