Telegrafi

Mbajeni mend këtë emër, Erling Braut Haland – talenti që shënoi nëntë gola në një ndeshje të Kampionatit Botëror U21

Quhet Erling Braut Haland, një talent i ri që po lind dhe mund të bëhet një nga sulmuesit më të mirë në botë.   

Ai nuk i ka mbushur ende 19-vjeç, por në janar Red Bull Salzburg shpenzoi plot 5 milionë euro për të blerë kartonin e tij nga klubi norvegjez Molde, duke shpresuar që vlera e tij do të rritet për shumë herë.

Me atë që ka bërë sot në kampionatin Botëror të 20-vjeçarëve, Haland ka tërhequr vëmendjen e mediave sportive nga e gjithë bota.

Erling Braut Haland . (Photo by Tony Marshall/Getty Images)

Është vërtetë e pabesueshme ajo që ka realizuar sulmuesi i talentuar norvegjez.

Nëntë gola në një ndeshje të vetme, po e dëgjuat mirë, Haland ka shpërthyer në sfidën mes Norvegjisë dhe Hondurasit duke realizuar nëntë herë në fitoren 12-0.

Nordikët e mbyllën grupin në vendin e 3-të me vetëm 3 pikë të grumbulluara dhe me shumë gjasa nuk do të jenë një nga 4 skuadrat e treta më të mira dhe do ta mbyllin aventurën e tyre.

Por ajo që ka bërë Haland do të kujtohet për shumë vite.

Për 18-vjeçarin që është djali ish-futbollistit të Leeds United dhe Manchester Cityt, Alf-Inge Haland që tani interesohen disa klube të mëdha, përfshirë këtu Juventusin dhe Manchester United./Telegrafi/