Karamoko Dembele ka hyrë në histori të klubit të famshëm të Celticut.
E gjithë kjo pasi debutoi për skuadrën skoceze të U20 qysh në moshën 13-vjeçare.
Ai po konsiderohet edhe si pasardhës i argjentinasit të Barcelonës Lionel Messi, transmeton Telegrafi.
Që përralla të ishte e plotë, Dembele e zëvendësoi 16-vjeçarin, Jack Aitchison, i cili ishte lojtari më i ri që ka luajtur për ekipin e parë të Celticut. Madje, shënoj edhe gol kundër Motherwellit.
Për më tepër shikoni videon e mëposhtme. /Telegrafi/