Artisti i njohur nga Maqedonia, Shkumbin Ismaili, ka prezantuar projektin e ri muzikor.
“Mbaje fjalën” mban titullin kënga e re e tij, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Tekstin dhe muzikën e ka bërë vet kantautori, derisa për masterizimin është përkujdesur Simon Duggal.
Për videon atraktive është përkujdesur produksioni i njohur “”Visual”.
Projektin tashmë e gjeni të disponueshëm në YouTube dhe pritet të ketë suksesin e dëshiruar nga publiku.
Shkumbini shquhet për vokalin e veçantë dhe deri më tani numëron hite e projekte të suksesshme në karrierën e tij. /Telegrafi/