Telegrafi

Mbahet takimi i përbashkët koordinues ndërmjet MAPL-së, MPBAP-së dhe AKK-së

Është mbajtur takimi i përbashkët koordinues i zëvendësministres së Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Fatbardha Emini, zëvendësministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bajram Gecaj dhe Drejtorit Ekzekutiv të Asociacioni të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Në njoftimin e bërë për media nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, thuhet se në këtë takim u diskutua për zbatimin e masave nga ana e komunave kundër pandemisë Covid-19, sfidat dhe për menaxhimin e situatës në përgjithësi.

Gjithashtu, u potencua se ky koordinim do të jetë i vazhdueshëm në drejtim të ofrimit të ndihmës dhe mbështetjes për komunat./Telegrafi/