Nën organizimin e Lidhjes kombëtare për persona me invaliditet trupor të Maqedonisë – Mobiliteti Maqedoni, sot në qendrën sportive-rekreative të liqenit Treska, do të mbahet takimi i pestë me radhë masovik në natyrë, i personave me invaliditet trupor, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në këtë dalje masive në natyrë, pritet që të marrin pjesë 350 deri 400 persona, kurse qëllimi është përmirësimi i gjendjes së tanishme për tejkalimin e pengesave dhe sigurimi i një jete më cilësore, më të sigurtë për këta persona, që sipas Kushtetutës, trajtohen të barabartë me pjesën tjetër të popullatës./Telegrafi/