Syri i Vizionit ka mbajtur punëtorinë e pestë në kuadër të shkollës së ndërmarrësisë. Punëtoria me temën për Planin e Biznesit dhe Marketingun është mbajtur në Prishtinë në lokalet e ICK.
Shkolla e ndërmarrësisë është pjesë e Programit për Përkrahjen e grave që Syri I Vizionit implementohet me mbështetjen financiare nga USAID/ATRC në katër komuna të rajonit të Dukagjinit, Pejë, Decan, Istog e Junik.
Pjesëmarrëse në këto punëtori janë mbi 20 gra aktive në politikë, biznes dhe ndërmarësi nga këto komuna, të cilat deri tash kanë ndjekur trajnime në qeverisjen produktive, komunikim, ndërmarrësi, barazi gjinore, etj.
Punëtoria e sotme është përfshirë si pjesë e Javës globale të ndërmarrësiësë që shënohet në Kosovë ashtu edhe në qindra vende të Botës me aktivitete që kanë për qëllim nxitjen e ndërmarrësisë tek të rinjtë, gratë.