Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema do të vizitojë sot studentët të cilët do t’i nënshtrohen provimit pranues në Universitetin e Prishtinës.
Rektori Dema do e filloj vizitën në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, për të vazhduar tutje me vizitë në Fakultetin Juridik, Fakultetin Filozofik dhe në Fakultetin e Shkencave Matematike – Natyrore.