Për herë të parë sot është duke u mbajtur provimi për patentë shoferë në veri të Mitrovicës.
Telegrafi ka siguruar fotografi nga vendi ku po mbahet provimi për patentë shoferë në të cilën shihen disa kandidatë gjatë këtij procesi.
Telegrafi mëson se provimi po mbahet në njërin nga objektet e ministrisë në qendër të veriut të Mitrovicës dhe janë 40 kandidatë të ndarë në katër grupe.
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ishte prezent gjatë këtij procesi në veri. /Telegrafi/