Telegrafi

Mbahet premiera e filmit “I Love Tropoja” në Cineplexx në Shkup

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të filmit “2 Gisht Mjaltë”, Ermal Mamaqi sjell një komedi të re, me titullin “I Love Tropoja”, film i cili e mbajti premierën me datën 7 shkurt (sot) në kinemanë në Shkup, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në prezencën e aktorëve kryesorë, së bashku me Ermal Mamaqin, sot në Shkup nga ora 19:00 u nis premiera e filmit që do të jepet në ekranet e Cineplexx disa dite me radhë në termine të ndryshme.

Filmi flet për një djalë me ambicie të mëdha për jetën, i cili shpreson që së shpejti do të vendoset në pozicionin që meriton në kompaninë ku ai punon, por çuditërisht ndodh e kundërta. Djali e gjen veten aty ku nuk e kishte menduar kurrë, në një qytet verior, në Tropojë, ku duket se shpresa ka vdekur bashkë me botën në mendjen e tij. Gjate kalimit të kohës ai kupton se jeta në qytetin e largët nuk ishte aspak ashtu si e kishte menduar. Njerëzit nuk janë të egër dhe nuk ka rreziqe që i kanosin jetën, madje ashtu papritur ai gjen dashurinë e jetës së tij.

Filmi vjen nën regjinë e Ermal Mamaqi, ndërsa ai po ashtu luan një nga rolet kryesore në këtë film, së bashku me aktoret Enca Haxhia dhe Ariola Demiri, dhe kryeministrin Edi Rama. /Telegrafi/