Krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) janë mbledhur në rezidencën Conservatori, në kryeqytetin italian të Romës, me rastin e 60-vjetorit të Marrëveshjes së Romës e cila pranohet si marrëveshja themeluese e BE-së, raporton Anadolu Agency (AA).
Franca, Gjermania Perëndimore, Italia, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu 60 vite më parë, më 25 mars 1957 themeluan Komunitetin Ekonomik Evropian.
Për ditën e rëndësishme të historisë së BE-së, liderët kanë nisur të mbërrijnë në rezidencë në orën 09.00, e cila ndodhet në kodrën Campidoglio.
Presidentët e shteteve dhe krerët e qeverive janë pritur nga kryeministri i Italisë, që është edhe vendi pritës, Paolo Gentiloni, presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, kryeministri i Maltës nën cilësinë e kreut të qeverisës së vendit që ka presidencën e radhës në BE, Joseph Muscat dhe kryetarja e Bashkisë së Romës, Virginia Raggi.
Ndërsa Britania e Madhe e cila në muajin qershor të vitit të kaluar vendosi me një referendum largimin nga bashkimi evropian nuk merr pjesë në samit, duke u mbledhur në këtë mënyrë përfaqësuesit e 27 vendeve anëtare.
Në përfundim të samitit pritet që të publikohet një deklaratë e përbashkët nga unioni me 27 anëtarë.
Sipas informacioneve të publikuara në media, theksohet se në samit do të diskutohet për në rëndësinë e unionit dhe sukseset e arritura deri më sot.
Pas samitit, presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, kryetari i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, kryeministri i Maltës dhe kryeministri i Italisë do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Liderët pas konferencës për shtyp do të kalojnë në rezidencën Quirinale Sarayi për të marrë pjesë në drekën që do të ofrojë presidenti italian, Sergio Mattarella.
Për samitin historik kanë kryer akreditim 1.200 gazetarë.
Ndër të tjera bëhet e ditur se për shkak të samitit në qytet do të mbahen edhe shfaqe të ndryshme.
Për shkak të samitit në Romë masat e sigurisë janë ngritur në nivelin më të lartë. Në qytet theksohet se janë vendosur 5 mijë punonjës të sigurisë, si dhe hapësira për fluturime mbi qytet është mbyllur përgjatë samitit.