Në komunën e Gjilanit është mbajtur trajnimi i katërt për ‘Mobile Journalism’.
Në këtë trajnim të pranishëm ishin studentë, gazetarë nga mediat lokale nga rajoni i Gjilanit dhe përfaqësues nga shoqëria civile.
Trajnimi është fokusuar për aspektet e raportimit medial dhe video gazetari mobile.
Pas hyrjes përshëndetëse nga Rina Gurgule, koordinatore e Projektit dhe Gentian Lluka, CEO Telegrafi, për përmbajtjen, burimet dhe verifikimin e informatave ka folur Muhamet Hajrullahu, kryeredaktor i Telegrafi.
Për “Teknikat e Gazetarisë mobile: Xhirimi dhe montimi me telefon”, ka folur Gëzim Avdiu nga Pixels Productions.
Participantët janë trajnuar edhe për “Inteligjenca artificiale dhe gazetaria” nga Shqip.AI, nga Liridon Drenica.
Ndërsa, për “Monetizimin e përmbajtjes” ka folur Valdrin Rexhepi, CSO –Telegrafi.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shkruajnë dhe xhirojnë storien e tyre të lajmeve nën mentorim, ndërkaq shkrimet finale do të publikohen në Telegrafi.com
Përveç njohurive, pjesëmarrësit do të marrin kompensim për punën e tyre.
Tri lajmet/artikujt me video dhe përmbajtjen më të mirë do të zgjidhen nga juria profesionale dhe do të shpërblehen me çmime prej 400, 200 dhe 100 euro, respektivisht.
Në ndërkohë trajnimet e radhës do të mbahen në Ferizaj, Mitrovicë e Prishtinë.
(Ky projekt mundësohet nga Programi #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, zbatuar nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e Telegrafit dhe nuk pasqyron domosdoshmërish pikëpamjet e BE-së apo Qeverisë Gjermane). /Telegrafi/