Komiteti i përbashkët konsultativ i rajoneve të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë do të mbajnë sot një takim në qytetin e Shkupit.
Takimi organizohet nga Bashkësia e vetqeverisjeve lokale (BVL), Ministrisë së vetëqeverisjes lokale (MVL) dhe të Komitetit të rajoneve të BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pjesa e parë e takimit i kushtohet çështjeve të zgjerimit të Be-së, si edhe Raportit të fundit të përparimit të Komisionit Evropian për Maqedoninë, për plotësimin e kushteve për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.
Në pjesën e dytë do të diskutohet për prokurimet publike, që luajnë rol kyç në punën transparente të institucioneve, për veprimtari parandaluese ndaj hapave kriminal korruptiv, mundësi për qasje të barabartë të të gjithë veprimtarëve të tregut ekonomik, etj.
Komiteti i përbashkët konsultativ (KPK) është themeluar në vitin 2008 dhe përbëhet nga 22 anëtarë, nga 11 për secilën palë./Telegrafi/