Telegrafi

Mbahet mbledhja e parë e Komitetit kombëtar drejtues i Programit horizontal të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës për mbështetje të Ballkanit perëndimor dhe Turqisë

Në Ministrinë e punëve të jashtme është mbajtur sot mbledhja e parë e Komitetit kombëtar drejtues i Programit horizontal të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës për mbështetje të Ballkanit perëndimor dhe Turqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AIM-së, në mbledhje u shqyrtuan arritjet në realizimin e këtij programi në Maqedoni, si edhe hapat e mëtutjeshëm të aktiviteteve dhe planeve.

Komiteti drejtues përbëhet nga anëtarë të ministrive të punëve të jashtme, drejtësisë, punëve të brendshme, Akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve, Drejtorisë për kundërzbulim financiar, Sekretariatit për çështje evropiane, si edhe përfaqësues të Delegacionit të BE-së dhe të Zyrës projektuese të Këshillit të Evropës në Maqedoni.

Përndryshe, Programi horizontal për mbështetje i BE-së dhe KiE-së, (maj, 2016 – maj, 2019), ka për qëllim që qeverive të vendeve shfrytëzuese t’u ndihmohet në arritjen e zbatimit më të madh të standardeve të KiE-së dhe përputhje me ‘Acquis’ të BE-së në tre sfera kyçe, sigurimi i drejtësisë, luftë kundër krimit ekonomik, si edhe luftë kundër diskriminimit dhe mbrojtjes së të drejtave të grupeve të cenueshme.

Shuma e përgjithshme e pesë aktiviteteve që janë duke u realizuar në Maqedoni është 3.9 milionë euro./Telegrafi/