Telegrafi

Mbahet konferenca për sigurinë në komunikacion

Sot do të mbahet Konferenca e katërt ndërkombëtare “Siguria si sfidë kyçe për transport të qëndrueshëm dhe mobilitet”.

Konferenca do bashkojë të gjitha palët e interesit të zotuara për përmirësimin e sigurisë në rrugë dhe zhvillimin e një qasje gjithëpërfshirëse dhe të përbashkët ndaj kësaj çështje.

Konferenca synon krijimin e një qasje të re të shkëmbimit të praktikave më të mira të bazuara në programet efektive të veprimit për sigurinë në rrugë në mes institucioneve lokale, rajonale dhe evropiane.