Site icon Telegrafi

Mbahet forum biznesi Maqedoni – Belgjikë

Industria, ndërtimtaria, tekstili, bujqësia dhe shërbimet tjera, janë sektorët potencial në të cilat ekonomia maqedonase dhe belge mund të realizojnë bashkëpunim afatgjatë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo u tha në forumin e biznesit që u mbajt në Shkup, ku morën pjesë mbi 40 kompani nga të dy vendet, që përmes takimeve të drejtpërdrejta kishin mundësi të shkëmbejnë ide dhe të bisedojnë për bashkëpunim në të ardhmen.

Forumi u organizua nga Ministria e financave, ndërkaq morën pjesë përfaqësues të Federatës së Odave Belge, Oda Ekonomike e Antverpenit, ajo e Maqedonisë, Lidhja e odave të Maqedonisë, si edhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore.

Exit mobile version