Sot do të mbahet ceremonia e përfundimit të pjesës teorike të Trajnimit Profesional të Inspektorëve të rinj të Inspektoratit Policor të Kosovës.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, Kimberly Riffe, menaxhere e Programit të ICITAP-it në Kosovë, kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.
Ceremonia do të mbahet duke filluar nga ora 10:00 në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.