Ministria e Financave njofton se më 30 korrik 2020 do të mbahet ankandi i nëntë me radhë për vitin 2020.
Në këtë ankand, do të bëhet Rihapja e Obligacionit 10 vjeçar të emetuar paraprakisht më 31 korrik 2018, përcjell Telegrafi.
Vlera e emetuar do të jetë 10 milionë euro me frekuencë të pagesës së interesit çdo 6 muaj.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
Ministria thotë se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohet ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë. /Telegrafi/