Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Europe House, sot në Rahovec organizojnë aktivitetin “Verërat e Kosovës: kualitet për tregun e BE-së, standardet e BE-së, prodhimi dhe mundësitë e eksportit”.
Aktiviteti organizohet në kuadër të fushatës “Të flasim për konominë!” fokusohet në ndihmën e Bashkimit Evropian në fushën e zhvillimit ekonomik në Kosovë dhe angazhimin në të ardhmen në perspektivën e Kosovës.
Fushata merret me shembujt kryesorë të krijimit të vendeve të reja të punës, investimeve të huaja dhe zhvillimit të sektorit privat, përfshirje së të rinjve dhe grave në sektorin e biznesit, mbështetjen në trajnimin për punë, start-ups dhe zhvillimin e ndërmarrësisë.
Aktiviteti “Verërat e Kosovës: kualitet për tregun e BE-së, standardet e BE-së, prodhimi dhe mundësitë e eksportit” fokusohet në prodhimin e agrobiznesit në Kosovë dhe rritjen e kapaciteteve për eksportim.