Granit Xhaka është kapiteni i përhershëm i gjigantit anglez Arsenal.
Xhaka ishte kapiten i përkohshëm i Arsenalit, por në klubin londinez janë mbajtur zgjedhje.
Futbollistët e Topçinjve kishin votuar për kapitenin e përhershëm të klubit dhe e kanë zgjedhur yllin prishtinas.
27-vjeçari që aktivizohet me Kombëtaren e Zvicrës, ka udhëhequr Arsenalin këtë edicion si kapiten në gjashtë takime.
Ka qenë trajneri Unai Emery që ka publikuar lajmin se Xhaka do të jetë kapiten i përhershëm i klubit.
Ndërkohë Emery është duke menduar për zëvendës kapitenin e klubit i cili do të jetë njëri mes Alexandre Lacazette dhe Pierre Emerick Aubameyang. /Telegrafi/