Site icon Telegrafi

Mbahen matjet – Joshua peshon si asnjëherë në karrierë, Takam del më i lehtë se ai

Për çudinë e të gjithëve, Anthony Joshua, ka dal të jetë më i rëndë në peshë se sa Carlos Takam.

Kjo është pesha më e madhe në karrierën e Joshua, pasi pas matjeve ai peshon 114 kilogram, ndërsa Takam peshonte 107 kilogram.

Të gjithë kanë pritur që pesha të jetë me e lehtë e Joshuas, por ai do të zbresë në Motorpoint Arena, si asnjëherë më parë.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Unë kam qenë duke vdekur urie për duelin e kaluar”.

“Kam provuar shumë edhe duke bërë vrapime ekstra. Ndoshta kjo është natyrale, pasi jam duke shkuar e duke u bërë më i vjetër”.

“Nuk jam ndjerë asnjëherë më mirë në jetën time”.

Joshua foli fjalë të mira për Takamin: “Ai duket shumë mirë fizikisht. Por do tha thyej”.

 

Exit mobile version