Përmes një komunikate për media, MPJD-ja e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se përgjatë takimit, u vlerësua ngritja e ndërveprimit ekonomik dhe tregtar mes ekonomive të të dyja vendeve dhe u diskutua për bashkëpunimin në fushën e sigurisë.
Janë mbajtur konsultimet politike në mes ministrive të Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës.
Përmes një komunikate për media, MPJD-ja e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se përgjatë takimit, u vlerësua ngritja e ndërveprimit ekonomik dhe tregtar mes ekonomive të të dyja vendeve dhe jo vetëm
“Nën drejtimin e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë për Marrëdhënie Bilaterale, ambasadorit Jeroen Cooreman, sot në Bruksel, u mbajtën konsultimet politike mes ministrive të Punëve të Jashtme të të dyja shteteve. Përgjatë konsultimeve u vlerësua ngritja e ndërveprimit ekonomik dhe tregtar mes ekonomive të të dyja vendeve dhe u shqyrtuan mundësitë për lehtësimin e mëtutjeshëm të këtyre zhvillimeve. Në takim u diskutua edhe për reformat që po ndërmerr Qeveria e Kosovës dhe u shpreh gatishmëri për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave të mira”, thuhet në komunikatë.
Krahas kësaj, Zëvendësministri Ahmeti falënderoi ambasadorin Cooreman për mbështetjen e Belgjikës për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian.
Përpos të lartëcekurave, në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe situatën në rajonin e Ballkanit, nën hijen e agresionit ushtarak të Federatës Ruse mbi Ukrainën.