Noussair Mazraoui është në muajt e fundit të kontratës me Ajaxin dhe klube të shumta evropiane janë vënë në garë për shërbimet e tij.
Megjithatë duket se 24-vjeçari maroken ka zgjedhur Bayern Munichun si klubin ku do të vijojë karrierën.
Sipas “Bild”, Bayern Munich ka arritur marrëveshjen me marokenin dhe kanë nënshkruar tashmë kontratë 4-vjeçare, teksa pritet vetëm fundi i sezonit për të njoftuar transferimin zyrtar.
Bavarezët ishin në garë me klube si Barcelona dhe Tottenham, që po punonin gjithashtu për të marrë shërbimet e marokenit, por gjermanët ishin më të shpejtë.
Drejtuesit e Bayern Munich nuk do ta ndalen me kaq, pasi po ndjekin me vëmendje edhe mesfushorin 19-vjeçar, Ryan Gravenberch, i cili ka kontratë deri në verën e vitit 2023.
Ajax dëshiron ta shesë këtë verë, për të mos e humbur me parametra zero, duke tentuar të fitojë diku mbi 25 milionë euro. /Telegrafi/