Telegrafi

Mayweather do të bëjë debutimin e tij në MMA natën e Vitit të Ri ndaj kikboksierit japonez

Foto: BBC Sport/Twitter

Duket se Floyd Mayweather është duke menduar seriozisht një duel me Khabib Nurmagomedov.

Amerikani ka zyrtarizuar futjen e tij në botën e MMA.

41-vjeçari do të ndeshjet me kikboksierin japonez, Tenishin Nasukawa, më 31 dhjetor 2018 në Saitama të Japonisë.

Duke folur për meçin Mayweather tha se ka pranuar të ndeshet në Japoni pasi dëshiron të zgjerojë profilin e tij në nivel global.

“Doja të bëja diçka ndryshe. Doja të tregoja shkathtësitë e mia jashtë Amerikës”.

Lexo po ashtu Mayweather i hapur për një duel me Khabib, pas ftesës së këtij të fundit

“Kam folur me skuadrën time dhe RIZIN (Federata japoneze e artëve të përziera marciale) dhe vendosëm së bashku”.

“Jam ndeshur në Amerikë në të gjitha 50 meçet e mija. Si profesionist nuk kam pasur mundësinë të ndeshem jashtë SHBA-së dhe t’i tregoj botës talentin tim”. /Telegrafi/