Telegrafi

Mayweather shprehet i gatshëm për duelin me McGregor: Le të ndodhë, t’ua japim fansave atë që duan!

Floyd Mayweather është i gatshëm të tërhiqet nga pensionimi, por është i interesuar që të zhvillojë vetëm një meç.

“Ta zhvillojmë duelin. T’ua japim fansave atë që duan ta shohin. Është vetëm një duel i rëndësishëm dhe ai është Mayweather ndaj Conor McGregor”, ka thënë boksieri amerikan.

I pamposhturi në kategorinë e tij në boks konsiderohet favorit ndaj kampionit të dyfishtë të UFC-së, duke qenë se irlandezi asnjëherë nuk ka boksuar në ring. Megjithatë, kampioni i pesëfishtë pret një kundërshtar të fuqishëm, transmeton Telegrafi.

Conor McGregor duke ushtruar boks

“Secilën herë që Conor McGregor del dhe duelon dhe fiton, ai e bën duke qëndruar në këmbë. Ai është një luftëtar i fortë dhe kundërshtar shumë, shumë i vështirë dhe ka ambicie për të fituar”, ka deklaruar Mayweather.

“Dorezat e UFC nuk dallojnë nga dorezat e boksit, vetëm janë pakëz më të vogla, por nëse kundërshtari ka fuqi… ndërsa Conor McGregor ka fuqi”, ka shtuar ai.

Lexo po ashtu Mayweather kërkon nga McGregor që t’i zgjidhë problemet me UFC nëse e do duelin mes tyre

Mayweather ka pranuar se dueli i tij me McGregor do të jetë më i madhi në historinë e sporteve luftarake.

Dueli mes tyre po spekulohet qe disa muaj, ndërsa dy rivalët janë zënë me njëri-tjetrin me komente në rrjetet sociale. /Telegrafi/