Floyd Mayweather ka nuk ka interesim për t’u kthyer në boks dhe të përballet me Manny Pacquiao, sipas njeriut më të afërt të tij, Leonard Ellerbe.
Boksieri filipinas u bo kampioni më i vjetër në histori në kategorinë e peshave të mesme, duke e mposhtur Keith Thurman në fundjavën e kaluar në Las Vegas.
Pacquiao e kaloi me shumë vështirësi Thurmanin, për ta fituar kështu titullin WBA në peshat e mesme, ndërsa ka festuar fitoren e 62-të në karrierë, gjersa e ka ftuar Mayweatherin për një rimeç.
“Boxing’s my passion.”
Simple as that for Boxing legend @MannyPacquiao, as he breaks down his fight with Thurman, and talks about what is next for the senator. #PacThurman pic.twitter.com/eNNZ8JAemS
— FOX Sports (@FOXSports) July 21, 2019
“Nuk kam ide,” ka thënë ai. “Plani im këtë herë është një luftë në një kohë të caktuar, ai (Mayweather) është në pension dhe ai është duke shijuar pensionin e tij, ai është joaktiv, nëse ai është i gatshëm të kthehet dhe i gatshëm për të luftuar me mua, atëherë në kohën kur ai do ta shpallë atë, mund të themi po”.
Por, menaxheri i Mayweather,Ellerbe, ka thënë se ata nuk kanë interesim që të ripërballen me filipinasen, duke bërë të ditur se ai po e shijon pensionimin.
“Floyd nuk ka interesim”, ka thënë ai. “Ai ka zero interesim. E ka bërë atë gjë gjatë gjithë jetës së tij. Pas kësaj, ju mund të digjeni. I ka dhënë sportit gjithçka, nuk dëshiron të vazhdojë më”.
Mayweather e mposhti Pacquiaon në maj të vitit 2015 me vendim unanim, gjersa ka mbyllur karrierën pas asnjë humbje, e që filipinasi insiston që të ripërballet me të. /Telegrafi/