Telegrafi

Mayweather i ngarkon qeset me para në veturë derisa po përgatitet për klubin e tij të striptizit (Foto/Video)

Floyd Mayweather është duke u përgatitur që të hapë një klub striptizi në Las Vegas.

Boksieri legjendar amerikan është fotografuar së bashku me punëtorët e tij duke nxjerrë qeset me para dhe duke i futur në automjetin e tij.

Bashkëpunëtorët e tij duke i nxjerrë paratë (Instagram)

Videoja është publikuar në faqen e Instagramit të klubit të quajtur “Girl Collection”.

“Floyd Mayweather duke marrë paratë me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, derisa po i përgatit gjërat për klubin e tij të xhentëlmenëve, ‘Girl Collection’”, shkruan në përshkrimin e videos.

40-vjeçari ka pasuri prej afro 648 milionë eurosh, ndërsa është i interesuar që të investojë në disa projekte biznesore.

Floyd Mayweather duke i ngarkuar paratë (Instagram)

Ai tashmë e ka siguruar licencën për lokalin në Las Vegas, megjithëse nuk është caktuar data e saktë e hapjes.

Njëherësh, Mayweather është në kërkim të valltareve ekzotike dhe tashmë ka hapur konkurset dhe audicionet për punëtoret e tij të reja.

Ndryshe, legjenda amerikane e boksit e ka nofkën ‘Para’, ndërsa në një të ardhme pritet ta zhvillojë meçin e shumëpritur me yllin e UFC, Conor McGregor. /Telegrafi/