Floyd Mayweather është duke u përgatitur që të hapë një klub striptizi në Las Vegas.
Boksieri legjendar amerikan është fotografuar së bashku me punëtorët e tij duke nxjerrë qeset me para dhe duke i futur në automjetin e tij.
Videoja është publikuar në faqen e Instagramit të klubit të quajtur “Girl Collection”.
“Floyd Mayweather duke marrë paratë me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, derisa po i përgatit gjërat për klubin e tij të xhentëlmenëve, ‘Girl Collection’”, shkruan në përshkrimin e videos.
40-vjeçari ka pasuri prej afro 648 milionë eurosh, ndërsa është i interesuar që të investojë në disa projekte biznesore.
Ai tashmë e ka siguruar licencën për lokalin në Las Vegas, megjithëse nuk është caktuar data e saktë e hapjes.
Njëherësh, Mayweather është në kërkim të valltareve ekzotike dhe tashmë ka hapur konkurset dhe audicionet për punëtoret e tij të reja.
Ndryshe, legjenda amerikane e boksit e ka nofkën ‘Para’, ndërsa në një të ardhme pritet ta zhvillojë meçin e shumëpritur me yllin e UFC, Conor McGregor. /Telegrafi/