Site icon Telegrafi

Mayweather: Ndodhi ajo që premtova, meçi nuk zgjati 12 raunde (Foto)

Floyd Mayweather është larguar mbrëmë nga ringu si fitimtar, pasi mposhti Conor McGregorin me “knockout” teknin në raundin e 10-të.

Në një deklaratë të dhënë pas përfundimit të këtij dueli, Maywether është shprehur duke thënë se ka arritur të mbajë premtimin e tij, dhënë para ndeshjes.

“Bëra atë që premtova. Premtova që ndeshja nuk do të shkonte deri në fund dhe e mbajta premtimin. Thashë që do ta mbyllja më përpara”, ka thënë veterani amerikan pas përfundimit të sfidës.

Lexo po ashtu Floyd Mayweather shkon në klub striptizmi pas ndeshjes, rrethuar nga vajzat e zhveshura (Foto)

Ndërsa i pyetur për Mcgregor, ai është shprehur: “E lashë që të më godiste në fillim dhe më pas u lodh. Është më i mirë nga sa e mendova”.

Pas kësaj fitoreje Maywetaher ka përfituar 100 milionë dollarë, ndërsa McGregor vetëm 30 milionë dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version