Site icon Telegrafi

Mayweather: Kam ftesa, nëse pranojë mund t’i bëjë një miliard dollar për tre apo katër lufta në UFC (Video)

Boksieri i njohur amerikan, Floyd Mayweather ka pohuar se mund të bëjë 1 miliard dollarë nga tre apo katër luftime të tij në UFC.

Mayweather u tërhoq nga boksi pasi e mposhti Conor McGregorin në gusht në ring të boksit, por ka lënë të kuptohet se ai mund të kthehet të luftojë përsëri.

Lexo po ashtu McGregor kërkon rimeç ndaj Floydit: Do ta mposhtja vogëlushin në çfarëdo formati

Në një video të postuar në Youtube, Mayweather sugjeroi se mund të bënte një miliardë dollarë nga “tre ose katër” luftime në MMA apo UFC.

“Ju tashmë e dini që unë jam një para-bërës. Jam “Money May”. Ata thjesht më thirrën jo shumë kohë më parë dhe më kërkuan të kthehesha”, ka thënë fillimisht Mayweather.

Mayweather Jr. e mposhti me qetësi McGregorin (Getty Images)

“Unë mund të kthehem drejt UFC-së. Nëse unë dua, mund të kthehem. Mund të kthehem prapa në UFC, mund të shkoj të luftoj në Oktagon”, përcjell Telegrafi.

“Mund të bëj një marrëveshje për tre ose katër lufta në Oktagon dhe të bëj një miliardë dollarë. Mos harroni, unë jam Floyd ‘Money’ Mayweather, dhe ju më doni mua bir k****, dhe unë ju dua juve bir k****”, përfundoi amerikani karizmatik.

Goditjet e njëpasnjëshme detyruan gjyqtarin ta ndërpres ndeshjen (Getty Images)

Komentet e tij kanë shkaktuar spekulime se ai mund të përballet me McGregor në Oktagon (vendin ku bëhen luftërat në UFC).

Lexo po ashtu Mayweather pritet të bëhet sportisti i tretë miliarder (Foto)

Do të ishte vetëm një nga disa opsione për njeriun irlandez nga Dublini në vitin 2018, pasi javën e kaluar, Manny Pacquiao zbuloi se ai ka mbajtur bisedime paraprake me McGregor për një luftë të mundshme.

Megjithatë, muajin e kaluar, Presidenti i UFC-së, Dana White pretendoi se McGregor mund të mos luftojë kurrë më, pasi ka fituar 100 milionë euro vetëm nga një meç i vetëm. /Telegrafi/  

Exit mobile version