Telegrafi

Mayweather i hapur për një duel me Khabib, pas ftesës së këtij të fundit

Floyd Mayweather, Khabib Nurmagomedov (Foto: Getty Images/Guliver)

Floyd Mayweather ka thënë se është i gatshëm të përballet me Khabib Nurmagomedov, pasi ky i fundit e ka ftuar për një duel.

Boksieri i pamposhtur amerikan doli nga pensioni për t’u përballur me Conor McGregorin me rregulla të boksit, në një duel që u solli qindra miliona dollarë.

Lexo po ashtu Lajmet për KHABIB

Ai e mposhti yllin e famshëm të UFC-së me nokaut teknik, ndërsa duket se është i gatshëm të përballet me një tjetër kampion të arteve të përziera marciale (MMA).

Khabib fitoi ndaj McGregor në kuadër të UFC 229 në Las Vegas, në një meç që u pasua me shumë incidente, ndërsa ylli nga Dagestani tash dëshiron të përballet me yllin e madh të boksit.

“Shkojmë Floyd, tash duhet të ndeshemi. 50-0 vs 27-0. Dy djem që kurrë nuk duan të humbin. Pse jo? Në xhungël, vetëm një mbret. Natyrisht se unë jam mbreti, sepse ai nuk mundi ta rrëzonte McGregorin. Por, unë e rrëzova me lehtësi!”, ishin fjalët e Nurmagomedov.

Mayweather ka bërë një reagim në Twitter me këtë rast duke të thënë se është duke menduar që ta pranojë sfidën e Khabib.

Lexo po ashtu Lajmet për Floyd Mayweather

“CBS, Showtime dhe MGM Grand, merreni bllokun e çeqeve”, ka shkruar boksieri amerikan duke e përmendur sfidën që ia ka bërë Khabib.

Derisa nuk ka dyshim se Floyd do të dëshironte një tjetër duel që do t’i sillte qindra miliona dollarë, pritet që ai të zhvillojë një rimeç me Manny Pacquaion në një të ardhme të afërt.

Kështu që dueli potencial ndërmjet Nurmagomedov dhe Mayweather duhet të presë. /Telegrafi/