Telegrafi

May përballet me rrezikun e rrëzimit të plotë të qeverisë

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, përballet me rrezikun “e rrëzimit të plotë të qeverisë” nëse nuk arrin në Parlament të “shtyjë” marrëveshjen e BREXI-it.

Sipas Sunday Times, May mund të kërkojë madje edhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Mediat lokale theksojnë se së paku gjashtë ministra pro-evropian kanë paralajmëruar dorëheqjen nëse kryeministrja britanike vendos për të dalë nga BE-ja pa marrëveshje.

Lexo po ashtu Edhe një goditje për kryeministren May, parlamenti britanik për herë të tretë i thotë “JO” marrëveshjes së saj për Brexit

Nga ana tjetër, ministrat që mbështesin BREXIT-in kërcënohen me largim nga qeveria nëse May vendos të mbetet në unionin doganor me BE-në ose nëse sërish kërkojnë anulimin e BREXIT-it.

Rikujtojmë se parlamenti britanik të premten për herë të tretë hodhi poshtë marrëveshjen për tërheqjen nga Bashkimi Evropian. /Telegrafi/