Site icon Telegrafi

Maxi Lopez: Nuk kam kontakte me Icardin

Mauro Icardi dhe Maxi Lopez (Foto: Pier Marco Tacca/Getty Images/Guliver)

Maxi Lopez edhe një herë i është kthyer temës Mauro Icardi-Wanda Nara.

Veterani i Vasco de Gamas ka thënë se nuk ka ndonjë kontakt me kapitenin e Interit.

“Nuk kam marrëdhënie me Icardin. Ai është burri i ish-gruas sime”, ka thënë Lopez për Globoesporte.

Lexo po ashtu Wanda: Icardi dhe Maxi nuk kanë qenë shokë të mirë, Lopez më ka tradhtuar mua

“Jam vetëm i lidhur me fëmijët e mi dhe nënën e tyre kur ajo vendos të qëndrojë e qetë. Gjërat kanë qenë mirë me atë në vitet e fundit”.

“Gjithmonë jam përpjekur të kem kontakte të mira me atë, por shpesh herë është vështirë. E them gjithmonë problemet e prindërve nuk janë për fëmijët”.

Maxi Lopez duke e injoruar Icardin para ndeshjes Sampdoria-Inter më 13 prill 2014 (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

“Fëmijët duhet të qëndrojnë jashtë kësaj, ndoshta edhe ajo do ta kuptojë një ditë”, ka shtuar Lopeez.

Maxi konsideron se është tradhtuar nga Icardi, kështu shpesh herë kur janë takuar në fushën e lojës nuk ia ka zgjatur dorën sulmuesit zikaltër. /Telegrafi/

Exit mobile version