Telegrafi

Maxi Lopez: Më bën të çmendem kur e shoh Icardin duke i përdorur fëmijët e mi kundër meje

Maxi Lopez ka lëshuar një sulm të ri ndaj ish-gruas Wanda Nara dhe sulmuesit të Interit, Mauro Icardi, duke i akuzuar ata se po i përdorin fëmijët e tij kundër tij.

Sulmuesi 35-vjeçar i dha fund lidhjes së tij të gjatë, pasi e zuri yllin e Nerazzurëve (ish-shokun e tij) në një aferë me modelen dhe prezantuesen televizive.

Por, sulmuesi argjentinasi, që aktualisht është lojtar i lirë, pasi kontrata me skuadrën braziliane Vasco da Gama ka skaduar, është rikthyer të flas për lidhjen që e kishte me Naran dhe fëmijët e tij.

“Kur i pash fotot e fëmijëve të mi të veshur me fanellën e Interit dhe Newel, u thash atyre se do ta kuptonin atë gjë vetëm kur të bëheshin prindër”, ka thënë ish-lojtari i Barcelonës për Telefe.

“Ajo gjë më bëri të çmendem, pasi i shihja fëmijët kundër meje. Disa herë fëmijët e mbyllin telefonin kur bisedojnë me mua”, ka shtuar më tej ai.

Wanda dhe Lopez ishin të martua për pesë vite dhe kanë tre fëmijë: nëntë vjeçarin Valentino, tetë vjeçarin Consantino dhe shtatë vjeçarin Benedicto. /Telegrafi/