Akademiku Mitko Maxhunkov i bën thirrje ASHAM-it ta hedh poshtë Deklaratën shqiptare si akt në të cilën ndjehet ‘politikë ekspanzioniste’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Maxhunkov, Deklarata lëndon ndjenjat e maqedonasve nën mbrojtje të bashkësisë ndërkombëtare dhe tani është radha e shqiptarëve të kërkojnë falje për atë. Për Maxhunkov të gjitha pikat e Deklaratës janë ultranacionaliste dhe të papranueshme dhe se ajo është një akt për formimin e Shqipërisë së madhe e cila duhet të hidhet poshtë nga ASHAM, si akt në të cilën ndjehet politikë ekspanzioniste nga Lidhja e Prizrenit. /Telegrafi/