Telegrafi

Max Allegri tregon se sa pikë i duhen Juventusit që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve

Juventusi barazoi 0-0 me Torinon në derbi dhe zgjati serine negative si mysafir me pesë ndeshje radhazi jashtë pa fitore.

Në konferencën për shtypin pas ndeshjes Max Allegri, trajner i “Zonjës së Vjetër”, nuk e fshehu zhgënjimin për mungesën e suksesit.

“Jemi të zhgënjyer. Në pjesën e parë bëmë mirë, në pjesën e dytë u zmbrapsëm, por patëm situata që duhej t’i shfrytëzonim më mirë”.

“Gjëja e rëndësishme është të sigurojmë kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Do të përpiqemi të grumbullojmë sa më shumë pikë”.

“Do të shkojmë në Cagliari të premten dhe më pas do të luajmë për finalen. Mendoj se na duhen ende shtatë pikë për Ligën e Kampionëve”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/