Eksperti i transferimeve të Sky Sport Italia, Fabrizio Romano raporton se Max Allegri refuzoi një marrëveshje prej 20 milionë euro në vit me Al-Hilal, pasi ai është i vendosur të qëndrojë me Juventusin.
Është raportuar prej disa javësh se klubet nga Arabia Saudite dhe Katari janë të dëshpëruar për të marrë trajnerin, pasi tashmë kanë investuar miliona në tërheqjen e lojtarëve si Kalidou Koulibaly, Cristiano Ronaldo dhe Ruben Neves.
Megjithatë, Allegri mbetet imun ndaj ofertës së tyre, pasi Romano këmbëngul se trajneri e hodhi poshtë ofertën nga Al-Hilal që vlente 20 milionë euro në vit deri në qershor 2025.
Al-Nassr gjithashtu kishte qenë i lidhur, por propozimet e vetme të prera duket se kanë ardhur nga Al-Hilal.
Allegri e dëgjoi ofertën me mirësjellje, por nuk kishte as më të voglin synim të largohej nga Juventusi, edhe nëse kjo do t’i trefishonte efektivisht pagat e tij aktuale.
Kjo është periudha e tij e dytë në stolin e Bianconerëve, pasi ka qenë tashmë trajner i tyre nga viti 2014 në 2019, duke u rikthyer në verën e 2021. /Telegrafi/
Understand Massimiliano Allegri has rejected an important, verbal proposal from Al Hilal. €20m salary per year until June 2025 ⚪️⚫️🇸🇦
Allegri, never in contact with Al Nassr — the only club was Al Hilal with improved bid on Thursday. He said no as he’s only focused on Juventus. pic.twitter.com/Dz9rsij8rV
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 25, 2023